image 1,674 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

1,674 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Numri total i rasteve pozitive është 15,379 raste nga 64,894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,674”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/