Rikujtohen të pagjeturit, me një veprim simbolik, ku janë vendosur ‘1620 lule’ në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, të cilat simbolizojnë secilin të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Një aksion rrugor është organizuar të mërkurën e 27 prillit nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Aksionit i janë bashkuar qytetarë dhe aktivistë, duke rikujtuar në mënyrë simbolike numrin e 1620 personave të pagjetur që ende mungojnë.