image 16 mësimdhënës dhe 15 nxënës infektohen me koronavirus në Gjilan

Shëndetësi

16 mësimdhënës dhe 15 nxënës infektohen me koronavirus në Gjilan

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bëri të ditur se në shkollat publike në këtë komunë aktualisht janë 35 raste me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Haziri njoftoi se nga këto raste janë 16 mësimdhënës, 15 nxënës, tre punëtorë administrativ të shkollave dhe një punëtor teknik.

“Që nga fillimi i pandemisë janë bërë 4 mijë e 648 testime për COVID-19. 1 mijë e 308 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, 1 mijë e 53 të shëruar, 48 vdeku, dhe janë 207 raste aktive. Kurse të hospitalizuar janë 13 raste në gjendje të rëndë dhe janë 137 mostra ne pritje”, tha Haziri.

Ai po ashtu apeloi te qytetarët që të mos shkojnë në Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik pa udhëzim të mjekut dhe pa simptoma./Gazeta Sinjali/