image 159 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna

Shëndetësi

159 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 159 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e reja janë shënuar në 20 komuna të Kosovës. Komuna me më së shumti raste është ajo Prishtinës me 54 raste duke u pasuar nga qyteti i Gjilanit me 34 raste.

Komunat që renditen pastaj janë: komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë. /Gazeta Sinjali/