image 150 dhe 300 euro për të prekurit me COVID-19 në Vushtrri, Tahiri tregon se cilat kategori do të përfitojnë

Kosovë

150 dhe 300 euro për të prekurit me COVID-19 në Vushtrri, Tahiri tregon se cilat kategori do të përfitojnë

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se, nga vendimi për përkrahje financiare 150 dhe 300 euro, për të prekurit me koronavirus, do të përfitojnë: familjet me asistencë sociale, familjet që nuk kanë të ardhura dhe familjet që kanë më pak se 350 euro të hyra mujore, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se përzgjedhja do të bëhet nga një komision i formuar nga Kuvendi i Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë Covid 19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje financiare 150-300 Euro, për të prekurit me Covid-19 në qytetin e Vushtrrisë.

Nga ky vendim përfitojnë vetëm:

-familjet me asistencë sociale,

– familjet që nuk kanë të ardhura dhe

– familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore.

Shumë e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€.

Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës.

Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi I pandemisë deri në përfundimin e saj./Gazeta Sinjali/