Sot u bënë 15 vjet që prej kur u nda nga jeta presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.
Rugova vdiq në moshën 61 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij, kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i tij në lagjen “Velania” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00./Gazeta Sinjali/