image 15-vjeçarja bëhet nënë pas një bashkëjetese në Gjakovë, Policia nis hetimet

Siguri

15-vjeçarja bëhet nënë pas një bashkëjetese në Gjakovë, Policia nis hetimet

news image

Sot në orët e mesditës një 15 vjeçare ka lindur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, fëmijë ky që ka ardhur në jetë nga një bashkëjetesë e të miturës me një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Në momentin që Policia ka marrë informacionin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për bashkëjetesë me një person nën moshën 16 vjeçare.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë njoftuar se për këtë rast është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka sugjeruar inicimin e rastit.

Nga PK kanë njoftuar po ashtu për Sinjalin se ky rast do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/