image 15 viktima dhe 185 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut

Rajon

15 viktima dhe 185 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, 15 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Ndërkaq, nga 1 mijë e 876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.

Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se janë shëruar 523 pacientë, ndërkaq aktualisht janë 11 mijë e 878 raste aktive, raporton Alsat M.

Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë regjistruar gjithsej 193 mijë e 408 raste, prej të cilëve 174 mijë e 148 janë shëruar, kurse 6 mijë e 719 kanë ndërruar jetë. /Gazeta Sinjali/