Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm rus në një stacion hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas tij, rreth 50 persona të tjerë janë plagosur. Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.
Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet.
Rusia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskës, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.