Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se aktualisht po trajtohen 76 pacientë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, 68 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë kryer gjashtë operacione dhe 84 shërbime Radiologjike.