image Shqipëria dhe Kosova me operacion të përbashkët, kthejnë disa shqiptarë nga Siria

Kosovë

Shqipëria dhe Kosova me operacion të përbashkët, kthejnë disa shqiptarë nga Siria

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur për kthimin nga Siria të 13 shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama tha se kthimi është realizuar përmes një aksioni të përbashkët nga ministrat e mbrojtjes të dy shteteve.

“Kemi kthyer në atdhe 13 shqiptarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

“Ju flasim nga Aeroporti i Prishtinës, ku sapo ka përfunduar një operacion shumë i rëndësishëm i riatdhesimit të 13 shtetasve shqiptarë të Shqipërisë por edhe shtetasve tjerë të Kosovës”, ka thënë ministri Brendshëm i Shqipërisë.

Nga Aeroporti i Prishtinës ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke dhënë detaje lidhur me aksionin e përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

/GazetaSinjali/