Pas 18 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, sot do të testohen 15 kontakte të të infektuarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.
“ 15 raste do të testohen sot”, ka thënë Meholli për Gazetën Sinjali.
Meholli po ashtu tha se të infektuarit e mbrëmshëm janë të moshave të ndryshme dhe të gjitha janë raste kontakti më të infektuarit e ardhur nga Suedia.
Ditët e fundit janë konfirmuar edhe 18 raste të reja me koronavirus në këtë komunë, sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, këto raste po shënojnë valën e dytë të përhapjes në Vushtrri.
Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 42raste me Covid-19, 1 prej tyre ka vdekur dhe 18raste janë aktive, prej tyre edhe dy punëtorë shëndetësorë./Gazeta Sinjali/