image 15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rënduar shëndetësore

Shëndetësi

15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rënduar shëndetësore

news image

176 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas raportit të fundit 24-orësh nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 122 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 15 në gjendje të rëndë shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 36 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Pejës, 26 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

/GazetaSinjali/