Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin vjetor të Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU), shkruan Gazeta Sinjali.
Zëvendësdrejtori i ARRU-së Xhelal Selmani, në këtë mbledhje tha se edhe pse uji faturohet në veri të Kosovës, ai nuk paguhet dhe se borxhi i akumuluar që nga paslufta është rreth 15 milionë euro, derisa ARrU-ja është në gjendje të vështirë financiare.
Ai thtoi se në pjesën veriore ujin e marrin nga KRU “Mitrovica” pastaj e distribuon një kompani tjetër.
“Sa i përket pjesës veriore problemi është i madh, uji faturohet por uji nuk paguhet në pjesën Veriore dhe ne nuk kemi qasje aty. Cmimi i ujit që dorëzohet në pjesën veriore është 17 cent dhe është borxh prej 15 milionë euro dhe kompania është në gjendje të vështirë”, tha Selmani.
Ai ka shprehur shqetësimin sa i përket ujit të pa faturuar ku tha se vetëm gjatë viti 2020 është 55%.
Sipas zëvendësdrejtorit Selmani, objektet e kultit nuk paguajnë ujë, derisa shtoi se i kanë bërë shkresë Kuvendit, por që deri më tash nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Selmani tha se nga 1.8 milionë banorë qasje në shërbimin e ujit kanë vetëm 74%.
Në Komisionin për Ekonomim Industri dhe Ndërmarrësi është ftuar për të raportuar lidhur me planin e ministries për vitin 2021 edhe Ministrja Rozeta Hajdari, por ajo nuk raportoi.
Kjo pikë është shtyer për javën e ardhshme. /Gazeta Sinjali/