image 15 mijë e 758 persona në Kosovë u infektuan me koronavirus

Shëndetësi

15 mijë e 758 persona në Kosovë u infektuan me koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive.

Kjo shifër e çoi në 15 mijë e 758 numrin e rasteve me koronavirus të konfirmuara në Kosovë që nga 13 mars, kur u regjistruan dy infektimet e para.

Nga të gjithë të infektuarit, 630 nuk arritën që ta mposhtin virusin, duke ndërruar jetë në spitalet ku po trajtoheshin.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/