Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, deri tash janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm të subjekteve politike të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nga koha e shpalljes së rezultateve përfundimtare te Zgjedhjeve nga KQZ-ja e deri me tani PZAP-i ka pranuar 15 apele te cilat i kane paraqitur kandidatë të subjekteve politike”, ka thënë për Gazetën Sinjali Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-së.
Desku ka shtuar se ankesat kryesisht janë për shkak të pretendimeve për mospërputhje të rezultateve.
Afati për paraqitjen e apeleve kundër këtyre rezultateve është 24 orë nga momenti i shpalljes së tyre, ndërsa PZAP-i duhet të marrë vendime lidhur me këto apele brenda 72 orëve.
Në bazë të rezultateve përfundimtare, VV ja është partia e parë me 49.95 për qind, e pasuar nga PDK-së, me 16.9 për qind, LDK-ja me 12.64 për qind, AAK 7.078 për qind. /Gazeta Sinjali/