image Stresi i kërkon falje publike Kejsit

Showbiz/ Stresi i kërkon falje publike Kejsit

news image

Pas debateve të shumta që u bënë publike mes Stresit dhe Kejsit, reperi tashmë ka vendosur që t’i kërkoj falje para mijëra shikuesve.

I ftuar në emisionin ‘Klanifornia Show’, reperi është pyetur se kujt do t’i kërkonte kërkonte falje në atë momente, e në mesin e atyre emrave ishte edhe ai i Kejsit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për çfarë do t’i thuash Kejsit më fal?”, kishte qenë pyetja e moderatores drejtuar reperit.

Stresi nuk e pati të vetmin hezitim për të folur për këtë gjë, duke theksuar se problemet në çift vijnë nga të dyja gjinitë.

“Normalisht që i kërkoj falje sepse çkado që të kaloj njeriu, luften midis çifteve, sidomos në Shqipëri ka shumë, është shumë e vështirë të mbashë një lidhje për fajin e juve femrave, për fajin e neve meshkujve, legenave”, ishte deklarata drejtuar Kejsit.

Ndonëse të martuar ligjërisht, dyshja tanimë bëjnë jetë të ndarë, e që një bashkim mes tyre mund të jetë mëse i mundshëm./Gazeta Sinjali/