image 14 viktima nga koronavirusi në Shqipëri brenda një dite, del bilanci i fundit

Shqipëri

14 viktima nga koronavirusi në Shqipëri brenda një dite, del bilanci i fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 vdekje dhe 753 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 450 pacientë prej të cilëve 38 janë në terapi intensive kurse 11 janë të intubuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 347 persona nga koronavirusi duke e çuar kështu në 22 mijë e 527 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/