image 14 persona të vdekur nga përmbytjet në New York dhe New Jersey (VIDEO)

Botë

14 persona të vdekur nga përmbytjet në New York dhe New Jersey (VIDEO)

news image

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në New York dhe New Jersey si pasojë e stuhive dhe uraganit Ida që goditën një pjesë të SHBA-së.

Disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në bodrumet e përmbytura, derisa guvernatorët e New York dhe New Jersey kanë shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New York tha për CNN se një grua 86 vjeçare u gjet në bodrum nga djali i saj në mesnatë.

Ndërsa, në New Jersey, kryebashkiaku Hector Lora i tha CNN se trupi i një burri të moshuar, afër të 70-ve, u nxor nga uji pasi vetura e tij ishte kapluar nga uji. Sipas tij, zjarrfikësit bënë gjithçka për ta shpëtuar, por nuk arritën.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet që t’i adresohet kombit më vonë për dëmet e shkaktuara nga uragani Ida.

Banorët kanë shpërndarë video nga vendet e prekura. /GazetaSinjali/