Gjatë procesit zgjedhor janë ndaluar 14 persona të dyshuar për vepra penale gjatë zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Prokurori i Shtetit, ku personat e ndaluar në gjashtë raste të ndara dyshohen për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin, falsifikim të rezultateve të votimit, pengim të procesit të votimit si dhe për veprën cenim i fshehtësisë së votimit.
Personat e ndaluar janë nga komuna e Kllokotit, Suharekës, Skenderajt, Malishevës dhe Fushë Kosovës.
Prokuroria i Shtetit ka thënë se do të vazhdojnë të përcjellin procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 46 përqind e qytetarëve me të drejtë vote./GazetaSinjali/