image 130 persona prekën me korona virus mëngjesin e sotëm teksa po udhëtonin me anije

Botë

Botë/ 130 persona prekën me korona virus mëngjesin e sotëm teksa po udhëtonin me anije

news image

130 persona janë infektuar gjatë ditës së sotme në bordin e anijes “Diamond Princess” me korona virus. Autoritet kineze kanë konfirmuar se fillimisht kishin qenë të infektuar 70 persona, ndërsa së fundmi është konfirmuar se janë prekur edhe 60 persona të tjera, shkruan Gazeta Sinjali

Teksa në Kinë po festohej viti i ri ‘lunar’ shumica dërmuese e vendit ka qenë në pushim, ndërsa sot i janë kthyer përsëri punës. Por menjëherë testet e 60 personave kanë rezultuar pozitiv nga korona virus.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë thotë se 60 persona të tjerë që ishin në bordin e Diamond Princess kanë rezultuar me prekje nga koronavirusi, duke sjellë në 130 numrin e njerëzve që dihet se janë infektuar.

Autoritetet japoneze bëjnë me dijë se e kanë rritur presionin për të testuar të gjithë ekuipazhin e anijes.

Kina ka raportuar se deri më tani ka 908 persona të vdekur për shkak të këtij virusi dhe rreth 40,000 raste të të infektuarve. Vetëm të dielën, 97 njerëz vdiqën, numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga fillimi i shpërthimit. Pothuajse 6.500 nga pacientët e prekur ishin në gjendje kritike, thanë autoritetet të hënën.

Studimi i ri kinez thotë se virusi mund të transmetohet me pështymë, urinë dhe jashtëqitje, si dhe rrugët e zakonshme virale të pikave të frymëmarrjes. Në përgjithësi duhen tre ditë nga koha e infeksionit që simptomat të manifestohen dhe 15% e të infektuarve kanë pësojnë pneumoni të rënda./Gazeta Sinjali/