13-vjeçarja Egzona Feta, për të cilën Policia e Kosovës raportoi se është zhdukur dhe sipas policisë e njëjta gjendej së bashku me 31-vjeçarin Egzon Krasniqi, është gjetur, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Po është e vërtetë që është gjetë, është në gjendje të mirë shëndetësore. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë ai për Sinjalin.
“Nesër viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka shtuar ai.
Viktima dhe i dyshuari janë gjetur së bashku në fshatin VitomIricë të Pejës. /Gazeta Sinjali/