image 13-vjeçari nga Rahoveci vuan nga një sëmundje e rëndë, familja kërkon ndihmë për ta dërguar në Turqi

Sociale

13-vjeçari nga Rahoveci vuan nga një sëmundje e rëndë, familja kërkon ndihmë për ta dërguar në Turqi

news image

Erhan Mushla, 13-vjeçari nga Rahoveci, vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri dhe operacioni i tij duhet të bëhet jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky operacion kushton 46 mijë euro. Deri tani familja e tij thotë se ka siguruar 30 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe 5 mijë të tjera nga të ardhurat e tyre vetanake.

Për të arritur shumën e nevojshme, familjes Mushla i duhen edhe 11 mijë euro, për të cilat kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

Se 13-vjeçari po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë dhe se është referuar që të trajtohet jashtë vendit, për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe drejtoresha e kësaj klinike, Drita Qosaj.

“Po, është pacienti i yni dhe është me sëmundje të rëndë”, tha ajo për Gazetën Sinjali, kur u pyet nëse dokumentet e publikuara janë lëshuar vërtet nga Pediatria.

Të gjitha atë që kanë mundësi ta ndihmojnë 13-vjeçarin, transferin e të hollave mund ta bëjnë në xhirollogarinë e babait të tij, Selami Mushlës në bankën TEB: 2019000131778505 dhe në paypal me adresën [email protected]./Gazeta Sinjali/