image 13 të dyshuarit për rastin “TOTO” dalin para Gjykatës, kërkohet paraburgim

Drejtësi

13 të dyshuarit për rastin “TOTO” dalin para Gjykatës, kërkohet paraburgim

news image

Kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prizren për 13 personat e dyshuar se kanë kryer veprat penale organizim i skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm, fajde, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sulm, detyrim, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, pritet të shqyrtohet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gazeta Sinjali, mëson se Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, brenda afatit ligjor ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 të pandehurve për veprat penale.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për mega-aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të realizuar mbrëmjen e 5 tetorit.

Safet, Përparim e Ilirian Kyçyku, Visar Tabaku, Demokrat Kurtaj, Adem Gashi, Armend Danqeli, Hetem Xhekaj, Agim Suka dhe Enis Gunaj dyshohet se kanë kryer veprën penale  organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Serkan Gunay, dyshohet se ka kryer veprat penale fajde, blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Luan Bytyqi, dyshohet se ka kryer veprat penale fajde, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sulm, detyrim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Burim Kurtaj, dyshohet se ka kryer veprat penale  për organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/