image Prokuroria jep detaje se çfarë u sekuestrua në aksionin ‘TOTO'

Drejtësi

Prokuroria jep detaje se çfarë u sekuestrua në aksionin ‘TOTO’

news image

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se gjatë një hetimi disa mujor në bashkëpunim të plotë me Policinë, Inspektoratin Policor dhe Gjykatën Themelore në Prizren, me 5 tetor 2022 kanë zhvilluar një aksion të koduar me emrin “TOTO”, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuarit në mesin e të cilëve është edhe një 1 zyrtar policor.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për mega-aksionin në fjalë.

Në komunikatën e Prokurorisë, thuhet se lidhur me këtë rast janë bastisur- kontrolluar 19 lokacione, vendbanime dhe lokale dhe në cilësi të provave janë sekuestruar:  Para të gatshme 55,388.00 euro (44,861.00 bankënota dhe 10.527.00  monedha të metalta, 1,700.00 franga zvicerane, 50,000.00 lek, 100.00 dollar, 1,320.00 dinar serb

Prokuroria bënë të ditur se janë sekuestruar 2 armë, një e shkurtë dhe një gjysmë- automatike, 39 copë municion.

Po ashtu janë sekuestruar edhe 29 telefona mobil, 1 kompjuter llaptop, 2 USB.

Janë sekuestruar edhe 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura.

Prokuroria njofton se personat e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Prizren për të njëjtit, do të kërkoj nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas Prokurorisë të pandehurit e arrestuar, dyshohet se kanë kryer veprat penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sulm, detyrim dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria Themelore në Prizren, thonë se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

/GazetaSinjali/