image 13 persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit gjatë 24 orëve të fundit

Drejtësi

13 persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit gjatë 24 orëve të fundit

news image

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë persona të dyshuar si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi të pandehur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja”. /Gazeta Sinjali/