image 129 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë vaksinën antiCOVID

Shëndetësi

129 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë vaksinën antiCOVID

news image

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se 129 mijë persona janë vaksinuar  që nga muaji mars, transmeton Sinjali.

 Ai ka thënë se kanë numër të mjaftueshëm të vaksinave.

Bardhi shprehet se pas aplikimit online të sëmurët kronikë, por edhe pjesëtaët e policisë, mësimdhënësit dhe kategoritë e tjera duhet të kenë dëshmi. 

“Vaksina ka mjaftueshëm në dispozicion mjafton që të kemi kërkesën e qytetarëve që të aplikojnë në platformën e-Kosova. Sasia e dozave është në nivelin e duhur.”

Nëse është kategori e sëmurëve kronikë, duhet të dëshmojë me dokumentacionin bartës dhe personelin shëndetësor. Mësimdhënësit, Policia duhet ta dëshmojnë me kontratën që janë në marrëdhënie të punës së tyre. Totali i përgjithshëm i dozave të dhëna deri në këto qaste janë mbi 129 e 200 vaksina”, tha ai./Gazeta Sinjali/