image 125 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit, katër në gjendje të rënduar

Shëndetësi

125 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit, katër në gjendje të rënduar

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 125 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre 34 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 92 me oksigjeno-terapi teksa 4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kurse vetëm në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë. 15 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19 pozitv, dy janë në gjendje të rënduar teksa 70 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 26 pacientë, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë 57 pacientë.

Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42  pacientë. Dy prej tyre  janë në gjendje të rënduar, 19 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe 22 prej tyre me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;  Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4  pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë./ Gazeta Sinjali/