M.K, 12-vjeçare, të premten u sulmua nga qentë endacakë në qendër të Prishtinës.
Sipas saj ishin gjashtë qenë që iu vërsulen, derisa ajo po shkonte për ta marr vëllain nga shkolla.
Vajza u dërgua për tretman mjekësor në Emergjencë. Sipas drejtorit të Emergjencës Naser Syla gjendja e vajzës është e mirë veçse 12 vjeçarja ka pësuar stres nga rasti që i ka ndodhur.
Një apel për institucionet e pati nëna e vajzës, e cila kërkoi nga komuna që të gjejë një zgjidhje për këtë problematikë.