image 12 persona të lënduar nga sulmet me armë zjarri në Karolinën e Jugut

Botë

12 persona të lënduar nga sulmet me armë zjarri në Karolinën e Jugut

news image

12 persona janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut.

Policia ka bërë të ditur se i kanë arrestuar edhe tre persona lidhur me rastin.

Shefi i policisë së Kolumbisë, William Holbrook, tha se të shtënat në qendrën tregtare “Columbiana Center” nuk besohet të kishin qenë një akt i rastësishëm dhune, por më tepër erdhi nga “një lloj konflikti” midis një grupi individësh të armatosur që njiheshin me njëri-tjetrin.

Megjithatë, detajet rreth të shtënave mbetën të paqarta, tha ai.

Mediat lokale raportuan për një prani të madhe të policisë dhe personelit të urgjencës në qendrën tregtare, shkruan Reuters.

/GazetaSinjali/