Zwivel, është një platformë online e cila ofron këshilla kirurgjikale dhe kozmetike, ka përpiluar një listë me 12 format më të zakonshme të hundës, duke u këshilluar edhe me kirurgë plastikë.
1. Hunda mishtake: Deri tani, forma më e zakonshme e hundës është hunda mishtake, që përbën afro 24% të hundëve. Ndodh që cilësohet edhe “hunda e Einstein”.
ALBERT EINSTEIN
2. Hunda e kthyer lart: Hunda e kthyer lart, një hundë relativisht e vogël me majë sipër.
EMMA STONE
3. Hunda romake: E ngjashme me hundën greke, hunda romake është quajtur kështu sepse i ngjan hundëve që gjenden në fytyrat e shumë skulpturave antike romake. Kjo formë hunde dallon për faktin që kurba e pjerrët del dukshëm nga fytyra.
RYAN GOSLING
4. Hunda me gunga: E pranishme te afro 9% e njerëzve, hunda me gunga është një tjetër formë e zakonshme e hundës.
OWEN WILSON
5. Hunda e hollë: Ndonjëherë njihet si Mirren, duke iu referuar hundës së Helen Mirren. Kjo formë përmban një siluetë më të vogël, pak fare të rrumbullakët dhe pjerrësi delikate në majë.
HELEN MIRREN
6. Hunda skifter: Dallon për formën e lakuar dhe e merr emrin sepse i ngjan sqepit të skifterit. Është hundë që karakterizon njerëzit me profil të fortë.
ADRIAN BRODY
7. Hunda greke: Ky lloj hunde përcaktohet nga ura e saj jashtëzakonisht e drejtë, e cila përgjithësisht nuk ka asnjë gungë ose kthesë dhe e ka marrë emrin nga hundët krejtësisht të drejta në skulpturat shekullore të perëndive greke.
JENNIFER ANISTON
8. Hunda nubiane: Hunda nubiane, e quajtur gjithashtu si hunda e gjerë, gjendet më së shpeshti te njerëzit me origjinë afrikane.
BEYONCE
9. Hunda e Azisë Lindore: Kjo formë e hundës dallohet nga forma e saj e hollë, e sheshtë me një majë më të shkurtër, është një nga format më të zakonshme të hundës midis njerëzve që vijnë nga rajone të Azisë Lindore.
LUCY LIU
10. Hunda Nixon: Emrin e merr nga presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara dhe është një nga format më pak të zakonshme të hundës.
RICHARD NIXON
11. Hunda bulbore: E gjetur në më pak se 0.5% të popullsisë, kjo formë e rrallë e hundës përcaktohet nga maja e saj e rrumbullakosur, e lakuar, e cila shpesh del jashtë për të krijuar një siluetë rrethore me gunga, në pjesën e poshtme të hundës.
BILL CLINTON
12. Hunda e kombinuar: Kjo formë hunde merr përbërës nga forma të ndryshme të hundëve për të krijuar një siluetë unike.
BARBARA STREISAND