image 11-shet startuese: Juventus - Verona, debutojnë dy blerjet e reja te Zonja e Vjetër

Futboll

11-shet startuese: Juventus – Verona, debutojnë dy blerjet e reja te Zonja e Vjetër

news image

Juventusi e kërkon fitoren në xhiron e 24-të në Serie A në sfidën ndaj Veronas, shkruan Sinjali Sport.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Veronas nga ora 20:45, stadiumin “Allianz”.

Bardhezinjtë në këtë ndeshje nga fillimi llogarisin në dy blerjet e reja, Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria.

Bianconeri synon të ngritët në pozitën e katërt, pasi Atalanta që e mban atë pozitë ka humbur dhe ka 43 pikë, derisa Juventusi 42 dhe me një fitore mund ta rrëmbejë vendin e katërt.

Në anën tjetër, Verona me 33 pikë gjendet në vendin e nëntë.

11-shet startuese janë këto:  

JUVENTUS (4-3-3) : Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, De Sciglio; Zakaria, Arthur, Rabiot; Dybala, Morata, Vlahovic. 

VERONA (3-4-2-1) : Montipò; Casale, Gunter, Ceccherini; Depaoli, Tameze, Veloso, Lazovic; Barak, Iliq; Lazanja.  /Gazeta Sinjali Sporti/