image 11-shet startuese: Crystal Palace - Chelsea dhe Arsenal - Brentford/ Xhaka starton

Futboll

11-shet startuese: Crystal Palace – Chelsea dhe Arsenal – Brentford/ Xhaka starton

news image

Kampioni i Evropës dhe i botës, Chelsea, rikthehet në futbollin evropian, pas aventurës në Azi, ku e fitoi trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Blutë luajnë në udhëtim ndaj rivalit lokal, Crystal Palace në Londër, shkruan Sinjali Sport.

Chelsea ka ngecur në luftën për titull, pasi gjendet në vendin e tretë me 47 pikë, 16 pikë larg liderit, përderisa Palace ka 26 pikë në vendin e 13-të.

Formacionet bazë:

Tjetër skuadër londineze është në program për sot, Arsenali është nikoqir i Brentfordit në “Emirates Stadium”.

Topçinjtë gjenden në pozitën e gjashtë me 39 pikë, por me tre ndeshje më pak se skuadrat tjera rivale për top 4-shen.

Brentfordi në anën tjetër ka 24 pikë në të 14-ën pozicion.

11-shet startuese janë publikuar, ku te Gunners titullar është Granit Xhaka.

/Gazeta Sinjali Sporti/