image 11 lëkundje toke janë regjistruar gjatë natës në Shqipëri

Tërmet/ 11 lëkundje toke janë regjistruar gjatë natës në Shqipëri

news image

Njëmbëdhjetë lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar gjatë natës së 2 dhjetorit në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga IGJEUM, epiqendra ka qenë në Korçë dhe Kepin e Rodonit.

Magnituda e lëkundjeve ka shkuar edhe deri në 3.4.

Lëkundja e fundit është regjistruar nga IGJEUM në orën 05:50, me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 2.5.

Ndërsa në orën 5 e 25 në Korcë, lëkundja e regjistruar ka qenë me magnitudë 2.1.

Lëkundja me magnitudën më të madhe gjatë natës së sotme është regjistruar në orën 2:13 në Korçë, me madhësi 3.4 ballë./Gazeta Sinjali/