image 108 kilometra vrapim në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Kosovë

108 kilometra vrapim në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

news image

Pjestarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës së bashku me disa vullnetarë mbrëmë janë nisur nga Prishtina për në Prekaz me vrapim.

Ata kanë bërë 108 kilometra vrapim në nderim të 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe për të nderuar Komandatin Legjendar, Adem Jasharin.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, grupi i vrapuesve kanë mbërritur në Prekaz tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari.

Ideator i kësaj iniciative ka qenë Naim Foniqi dhe njëri nga Komandantët e Njësisë Speciale Intervenuese, Alban Jetullahu.

Grupi i vrapuesve janë takuar në Prekaz edhe me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama. /Gazeta Sinjali/