image 1000 euro për studentët përfitues, ministrja Nagavci ka një lajm të mirë për komunitetet

Arsim

1000 euro për studentët përfitues, ministrja Nagavci ka një lajm të mirë për komunitetet

news image

Ministrja Nagavci përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se është hapur thirrja për bursa për studentët e komuniteteve.

Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues, ndërsa konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë.

Postimi i plotë:

Kemi hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom. Marrëveshja që kemi nënshkruar me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, synonte thirrjen për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsyje të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

????Qeveria jonë është e përkushtuar që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve.

????Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18.11.2022 deri më 02.12.2022, në ora 16:00.

????Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues.

????Aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova.

/GazetaSinjali/