image 100 milionë euro për 800 mijë veta – Kurti tregon për pakon e ndihmave

Politikë

100 milionë euro për 800 mijë veta – Kurti tregon për pakon e ndihmave

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim për audiencën ndërkombëtare në rrjetin social Twitter për Pakon e mbështetjes financiare me vlerë prej 100 milionë euro të qeverisë Kurti.

Ai ka shkruar për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, studentët dhe punëtorët si dhe për mbështetjen financiare ndaj familjeve në nevojë.

Për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimeve globale në ekonominë tonë dhe qytetarët tanë, ne po përgjigjemi me një paketë ndihme prej 100 milionë eurosh për pensionistët, punonjësit e sektorit publik dhe privat, studentët dhe familjet në nevojë – që arrin në 800,000 përfitues”, shkroi ai.

Kurti ka prezantuar sot disa masa të reja në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend.

/GazetaSinjali/