Luka Modric do të marrë epitetin e legjendës nga gazetar “Marca” sot, trofeun e dhënë nga gazeta spanjolle për të njohur arritjet e jashtëzakonshme të sportistëve më të veçantë në botë.
Kroati do t’i bashkohet asaj që është padyshim një nga listat më ekskluzive ndonjëherë.
Të pranuarit e mëparshëm përfshijnë: Michael Jordan, Lionel Messi, Muhammad Ali, Cristiano Ronaldo, Fernando Alonso, Rafael Nadal, Ronaldo Nazario, Pele, Niki Lauda dhe Johan Cruyff ndër të tjerë.
Gazeta spanjolle Marca e cila e quajti Luka Modricin si blerja më e dështuar e sezonit në 2012 kur kroati u transferua nga Tottenhami në Real Madrid, tani, pas 10 viteve, kjo gazetë do ta nderojë atë me epitetin e legjendës për të bëmat e tij këto 10 vitet e fundit.
Ai ka qenë padyshim arkitekti i Real Madridit, duke qenë një pjesë thelbësore e gjithçkaje që “Los Blancos” kanë arritur në dekadën që ai ka qenë me klubin.
Gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, 36-vjeçari ka ngritur katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj të La Ligës – për të mos harruar fitimin e Topit të Artë në 2018, duke thyer kështu hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos.
Ngjarja do të zhvillohet sot, më 18 maj në orën 17:30 me orën spanjolle, në Casino de Madrid.