Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 5 mijë e 798 mostra të dyshimta, prej të cilave 173 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Në raportin e fundit të publikuar nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 2 mijë e 261 pacientë, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.
Raste aktive në vendin tonë janë 9 mijë e 764./GazetaSinjali/