image Këto janë 10 shtetet që prodhojnë më së shumti naftë në botë

Botë

Këto janë 10 shtetet që prodhojnë më së shumti naftë në botë

news image

Prodhimi i naftës bruto përkufizohet si sasi e naftës që nxirret nga toka pas heqjes së lëndës inerte ose papastërtive.

Nafta bruto është një vaj mineral i përbërë nga një përzierje hidrokarburesh me origjinë natyrore, me ngjyrë të verdhë në të zezë dhe me densitet dhe viskozitet të ndryshueshëm. Pasi nxirret, nafta e papërpunuar i nënshtrohet distilimit për të zbërthyer lëngun në produkte të ndryshme në varësi të peshës.

Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara tejkaluan Rusinë dhe Arabinë Saudite për t’u bërë prodhuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar.

Prodhuesit kryesorë të naftës në Shtetet e Bashkuara janë Alaska, Teksasi, Dakota e Veriut, Nju Meksiko dhe Oklahoma. Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 12,108,000 fuçi në ditë. Pason Rusia me 10,709,000 fuçi dhe më pas Arabia Saudite me 9,580,000 fuçi.

Këtu janë 10 vendet me prodhimin më të madh të naftës:

Shtetet e Bashkuara (12108)
Rusia (10835)
Arabia Saudite (9580)
Irak (4620)
Kanada (4129)
Kinë (3823)
Emiratet e Bashkuara Arabe (3068)
Kuvajt (2652)
Brazil (2604)
Iran (2213)

/GazetaSinjali/