image 10 punonjësit e Spitalit të Mitrovicës rezultojnë negativë në testin për koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ 10 punonjësit e Spitalit të Mitrovicës rezultojnë negativë në testin për koronavirus

news image

Mitrovica e Jugut po vazhdon të mbetet pa asnjë rast të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe 10 punonjësit shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin nga Skënderaj, kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook.

“Gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve i Spitalit të Mitrovicës që e ka trajtuar pacientin e infektuar nga Skenderaj me COVID-19, ka rezultuar negativ në testimin e parë të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar ai.

Megjithatë, i pari i Mitrovicës njoftoi se ata të gjithë do të vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën përcjellje shëndetësore për dy javë.

Për këtë Bahtiri ka falënderuar qytetarët që po i respektojnë me shumë kujdes masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

“Pra, fatmirësisht deri më sot nuk kemi asnjë person të infektuar me COVID-19 nga Mitrovica, që është qyteti i vetëm i madh në Kosovë pa persona që kanë rezultuar pozitiv në testim. Falënderoj secilin qytetar veç e veç për kujdesin që po tregojnë, duke zbatuar në mënyrë të shkëlqyeshme udhëzimet nga institucionet shëndetësore shtetërore. Vazhdoni të qendroni në shtëpitë e juaja edhe pak, sepse ditë të mira do të vijnë së shpejti”, a përfunduar Bahtiri./Gazeta Sinjali/