image 1 muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve që u kapën me 6 qese marihuanë në Viti

Drejtësi

1 muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve që u kapën me 6 qese marihuanë në Viti

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve E.Z. dhe A.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ata pa autorizim kanë poseduar substancë narkotike, të llojit marihuanë, me qëllim shitje apo shpërndarje, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo masë është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas kërkesës së Prokurorisë̈, gjatë kontrollimit nga ana e zyrtarëve policorë në veturën e të dyshuarve është gjetur substanca narkotike e paketuar në 6 (gjashtë) qese të vogla në sasi prej 3.5 gram dhe gjatë testit fushor, ata kanë rezultuar pozitivë.

Vepra penale për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës është e dënueshme me gjobë ose burg prej 1 deri 8 vite burg./Gazeta Sinjali/