image 1 milion eurot e Qeverisë kalojnë në llogari të Trepçës

Kosovë

1 milion eurot e Qeverisë kalojnë në llogari të Trepçës

news image

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se për shkak të çështjeve teknike ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurove.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, kjo ndihmë është ekzekutuar sot, raporton Gazeta Sinjali.

“Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara”, thuhet në komunikatë.

/Gazeta Sinjali/