Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani 1,5 milion vaksina anti-COVID janë administruar në Kosovë.
Por, sipas MSh-së, asgjë nuk ka mbaruar akoma.
Sipas kësaj ministrie, vaksinat janë të sigurta andaj edhe qytetarët duhet të vaksinohen.
“Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.
Postimi i plotë:
Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar.
Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.
Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.
Rezervo SOT terminin tënd në eKosova./GazetaSinjali/