Një hotel në Ishujt Cannary është mbyllur pasi është regjistruar një person i infektuar me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore në Spanjë nuk kanë mundur menjëherë të konfirmojnë mbylljen e hotelit, por kanë pranuar se qindra turistë dhe punonjës të hotelit i janë nënshtruar testeve të virusit.
El Pais raporton se brenda hotelit janë rreth 1000 persona.
“Jemi duke i kontrolluar personat që kanë qenë në kontakt me pacientin përfshirë edhe punonjësit e hotelit”, ka deklaruar zëdhënësi i departamentit për shëndetësi në ishujt Cannary të Spanjës. Sipas tyre bëhet fjalë për një mjek italian nga Lombardia që kishte shkuar për pushime në Tenerife.
Burimet e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët nuk duan të përdorin termat izolim ose karantinë, shpjegojnë se kontrolli shëndetësor po kryhet tek njerëzit që mund të jenë në kontakt me pacientin, duke ndjekur protokollin e vendosur. /Gazeta Sinjali/