Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, në organizimin dhe mbikëqyrje të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka nis therja e kurbaneve që janë porositur nga besimtarët e vendit dhe ata nga diaspora.
Në fillim të zbatimit të këtij procesi, i cili sipas Sheriatit është ibadet, është bërë nijeti dhe duaja nga mbikëqyrësit e Kryesisë së BI të Kosovës.
Thertoret ku po bëhet therja e kurbanëve i plotësojnë të gjitha standardet e BE-së dhe njëkohësisht posedojnë licencën “Hallall”.
Kafshët që do të bëhen kurban janë të pajisura me certifikatë të nevojshme nga veterinari dhe theren nën mbikëqyrjen e teknologëve të ushqimit.
Sivjet nga Kryesia e BIK pritet ka paraparë të bëjë kurban mbi 1000 lopë, mishi i kurbaneve do të përgatitet e ruhet në kushte optimale dhe me kohë do t’iu shpërndahet institucioneve të BIK, medreseve, pastaj institucioneve të tjera publike si dhe nevojtarëve./Sinjali/