image Ky është numri i policëve që do të pensionohen nëse miratohet sivjet Ligji për Pensionimin e Zyrtarëve Policorë

Siguri

Ky është numri i policëve që do të pensionohen nëse miratohet sivjet Ligji për Pensionimin e Zyrtarëve Policorë

news image

Javën e kaluar, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, njoftoi se Qeveria do ta dërgojë shumë shpejt në Kuvend Projektligjin për Pensionimin e Parakohshëm të Policëve.

Ky projektligj parasheh që çdo zyrtar policor, i cili mbush 55 vjet të pensionohet dhe të marrë 60% të pagës, raporton Gazeta Sinjali.

“Një zyrtar policor i cili mbush 55 vjet kalon në pensionim të parakohshëm, llogaritet diku rreth 60% të rrogës e merr si pension”, ka thënë Sveçla në Kallxo.

Bazuar në të dhënat që Sinjali ka siguruar nga Policia e Kosovës, mosha mesatare e zyrtarëve policorë në vend është mbi 45 vjeç.

Nëse ky ligj miratohet sivjet në Kuvendin e Kosovës, 1 mijë e 604 do të pensionohen para kohe, ndërsa 241 të tjerë vitin e ardhshëm.

“Pjesëtarët e PK-së me moshë (55-64) janë 1 mijë e 604. Pjesëtarët e PK-së me moshë (54) janë 24, thuhet në përgjigjen e policisë për Sinjalin./Gazeta Sinjali/