image 1 mijë e 500 amerikanë kanë mbetur në Afganistan

Botë

1 mijë e 500 amerikanë kanë mbetur në Afganistan

news image

Të paktën 4 mijë e 500 shtetas amerikanë dhe familjarët e tyre janë evakuuar nga Afganistani në SHBA që nga mesi i muajit gusht, njoftoi të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Në një konferencë për shtyp, Blinken tha se nuk kishte asnjë afat lidhur me përpjekjet për të ndihmuar njerëzit që duan të largohen nga Afganistani, qofshin ata amerikanë apo edhe të tjerë, dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë “për aq kohë sa të duhet”, siç tha ai.

Nga kjo listë prej rreth 1500 mijë vetësh ne besojmë se numri i amerikanëve që kërkojnë në mënyrë aktive ndihmë për t’u larguar nga Afganistani është më i ulët, e ka të ngjarë të jetë dukshëm më i ulët”, tha ai, duke paralajmëruar vazhdimisht se shifrat mund të ndryshojnë shpesh.

Blinken gjithashtu tha se 45 deri në 46 për qind e rreth 82 mijë njerëzve që janë evakuuar deri tani, kanë qenë gra e fëmijë.

/GazetaSinjali/