Një mijë civilë dhe rreth 700 trupa ukrainase mbahen robër nga forcat ruse, raporton Interfax Ukraine, duke cituar zëvendëskryeministrin ukrainas.
Iryna Vereshchuk tha: “Sa i përket ushtrisë, ne kemi, në parim, barazi të përafërt: ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre, dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër”.
Politikanja ukrainase tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë më shumë se 1000 civilë – rreth gjysma e të cilëve ishin gra.
“Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë [në robëri]. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe, për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra“, shtoi ajo, shkruan skynews.
“Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në anën ukrainase“, përfundoi ajo.