image ​Vetëm dy persona të infektuar me COVID-19 kanë shprehur vullnetin për të votuar në Gjilan

​Vetëm dy persona të infektuar me COVID-19 kanë shprehur vullnetin për të votuar në Gjilan

news image

Nga 26 persona sa janë aktualisht të infektuar me COVID-19 në komunën e Gjilanit, mirëpo vetëm 2 prej tyre kanë kërkuar që të votojnë në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani konfirmon që të gjitha qendrat në Gjilan janë hapur në kohë dhe se janë të pajisur me materialet sensitive dhe jo sensitive.

“Jemi pajisur në kohën e duhur dhe të gjitha materialet janë transferuar në qendrat e votimit sipas planit operacional të paraparë… nuk kemi pasur ndonjë problem përveç në një vendvotim që është një mungesë dhe ajo është vonesë qe nuk na ka shkaktuar problem në transport. Është vonesë e një kryesuesi të këshillit të vendvotimit”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka bërë të ditur se në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 101 mijë qytetarë të cilët kanë mundësi të votojnë në 34 qendra në 120 vendvotime.

“Janë krijuar edhe nëntë ekipe mobile për t’ju ofruar votuesve personave me nevoja të veçanta zgjedhje që nuk kanë mundësi të dalin për të votuar në institucione siç është spitali i Gjilanit dhe personat e hospitalizuar dhe personat me COVID… Numri i të prekurve në komunën e Gjilanit sipas raportit të fundit ka qenë 26 dhe të njëjtit janë kontaktuar se të drejtën e tyre e kanë deklaruar ta shfrytëzojnë vetëm dy prej tyre”, ka pohuar ai për KP.

Kandidatët për kryetarë të kësaj komune janë: Lutfi Haziri nga LDK, Alban Hyseni nga LVV, Leonora Morina-Bunjaku nga PDK, Nazim Gagica nga AAK dhe dy kandidatë të pavarur-Lulzim Behxheti dhe Gani Neziri.

/Gazeta Sinjali/